Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Dibër nga ku u njoh nga afër dhe me problemet sociale siç është edhe braktisja e fshatit në masë nga ana e të rinjve.

Kryetarja e LSI-së tha se blegtoria dhe bujqësia është në gjendje të mjerueshme për shkak të uljes se subvencioneve.

Kryemadhi tha se angazhimi i LSI është për tu krijuar mundësi, duke subvencionuar blegtorët e rinj dhe fermerët e rinj për të rimëkëmbur bujqësinë.

“Blegtoria shqiptare vajton. Është ulur 7 herë më shumë subvencioni për ta. Jo vetëm për ta, por për të gjithë bujqësinë shqiptare. Problemi qëndron që shteti nuk i shikon më blegtorët dhe fermerët shqiptarë si partnerë po i shikon si armiq. Pak më përpara një stallë që e ndërtonin për gjënë e gjallë, shteti vinte për t’ua shkatërruar jo për ti ndihmuar. Situata është shumë e mjerë në ekonominë shqiptare por akoma më shumë bujqësia.

Ne mund të krijojmë një mundësi duke i subvencionuar blegtorët e rinj, fermerët e rinj, duke i ndihmuar që të rimëkëmbin bujqësinë. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim agro-përpunimin e tyre. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim bujqësinë shqiptare. Duke filluar me fermerë të vegjël, me blegtorë të vegjël dhe më pas duke zhvilluar më tej për të ndërtuar fabrikat e përpunimit. Mos të harrojmë që bujqësia është baza e ekonomisë shqiptare”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA