Mekenzi dhe Xhef Bezos para se të hapej Amazon

 “Unë kënaqem edhe vetëm me 36 miliardë dollarë”, ka thënë gruaja e Xhef Bezosit, të Amazon, teksa diskutonte procedurat e divorcit më të kushtueshëm në histori.

“Kënaqem” e ka thënë sepse ajo ka marrë faktikisht gjysmën e asaj që i takonte. Pasuria e Bezosit në Amazon shkon në mbi 140 miliardë dollarë, por ajo i ka lënë ish-bashkëshortit 75% të aksioneve.

Ndarja e çiftit më të pasur në botë ka qenë miqësore, dhe madje ajo ka hequr dorë nga aksionet e Bezosit në Washington Post dhe Blue Origin. Te kompania Amazon, duke marrë vetëm 25%, ajo i ka lënë ish-bashkëshortit fuqi të plotë vote në bordin e aksionerëve.

E megjithatë, edhe 36 miliardët e kanë bërë gruan e tretë më të pasur në botë, edhe pse mund të ishte bërë e para. Më poshtë është lista me gratë më të pasura dhe se si renditet MacKenzie.

FOTO GALERI
1/10
Vendin e parë e zë Francoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e L'Oreal, me 52 miliardë dollarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA