Pas një starti mahnitës, Andre Silva iu rikthye “shterpësisë” së golave edhe te Sevilla, ku është i huazuar nga klubi italian i Milanit.

Megjithatë andaluzianët kanë vendosur ta mbajnë sulmuesin portugez, por vetëm nëse Milani pranon të ulë ndjeshëm çmimin, pasi 36 milionë euro i konsiderojnë të tepërta për të.

Kuqezinjtë pritet të ulen në tryezë për të biseduar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të kërkojnë në këmbim mbrojtësin danez Simon Kjaer.

Top Channel