Reali i Madridit ka pësuar humbjen e parë që prej ditës kur në stol u rikthye trajneri francez Zinedine Zidane.

Ka qenë pikërisht Valencia, ajo që ia ka shkaktuar humbjen skuadrës madrilene, pasi e ka mposhtur me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në “Mestalla”.

Guedes në pjesën e parë dhe Garay pak minuta nga fundi, shënuan për Valencian, ndërsa Reali ngushtoi shifrat në sekondat e fundit të shtesës, me sulmuesin francez Benzema.

Celta Vigo mori një barazim 3-3 në transfertën ndaj Huescës së vendit të fundit, një sfidë spektakolare, të cilën miqtë e komplikuan vetëm në 10 minuta.

Kjo pasi Vigo ishte në avantazh të dy golave, por Huesca shënoi 3 herë dhe përmbysi gjithçka nga minuta e 63-të, deri në të 73-tën, ndërsa 10 minuta nga fundi, u rikthye sërish baraspesha.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Eibar mposhti 2-1 Rayo Vallecanon, ndërsa Athletic Bilbao triumfoi 3-2 ndaj Levantes.

Top Channel