Pas 13 vitesh, një Schumacher ulet në njëvendëshen e Ferrarit. Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës së Formulës 1, Michael, që kreu testet sezonale me “kokëkuqen” italiane në Bahrein, duke bërë që tifozët e Ferrarit të nisin të ëndërrojnë.

Në një ditë atipike në Bahrein, si ajo e së martës që u karakterizua nga reshjet e shiut, Mick Schumacher u shfaq në lartësinë e mbiemrit që bart, duke regjistruar një kohë shumë të shpejtë: 1 minutë, 29 sekonda e 379 të mijëtat.

  Ditë historike, Ferrarit i rikthehet një Schumacher (Foto)

Në fakt, piloti 20-vjeçar, që ishte dhe nën vëzhgimin e nënës së tij Korina gjatë këtyre testeve, arriti të ulë kohën më të shpejtë të pistës në 3 raste dhe u bë i pari nga pjesëmarrësit që e çoi këtë kohë nën kufirin e 1 minutë e 30 sekondave.

Në fund të ditës së parë të testeve të Bahreinit, Mick Schumacher u rendit në vendin e dytë, pas Max Verstappenit. I pranishëm në këto teste ishte edhe Fernando Alonso, i renditur i 11-ti, ndërsa Hamilton shënoi kohën e 6 më të mirë, me 1.2 sekonda më shumë sesa Mick Schumacher.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA