Për të apasionuarit pas zhytjes ka një risi. Në Poloni është drejt përfundimit pishina më e thellë e botës, që mbërrin deri në 45 metra. Pishina premton të jetë vendi ideal për zhytësit profesionistë, por edhe amatorët.

Ajo do të mbajë 8.000 metra kub ujë, një vëllim 27 herë më i madh sesa ai i një pishine të zakonshme 25 metërshe.

Pishina “DeepSpot” po ndërtohet në qytetin Msxczonow, të ndodhur shumë pranë Varshavës. Rreth 1.100 ton çelik po përdoren për të forcuar strukturën e saj, e cila përmban edhe një të ashtuquajtur “vrimë blu”, vendi që shënon edhe thellësinë më të madhe.

Ideatorët thonë se kjo pishinë do të jetë ideale si për fillestarët, ashtu dhe për zhytësit me eksperiencë. Ndërsa për ata që nuk duan të lagen nga uji, ka edhe një tunel nënujor, i cili iu ofron spektatorëve një pamje të rrallë.

Kur të jetë gati për publikun, “DeepSpot” do të thyejë rekordin e pishinës italiane “Y-40 The Deep Joy” të ndodhur në Montegrotto Terme, e cila është 42.15 metra e thellë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA