Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, lajmëroi para disa ditësh shkarkime në disa ambasada dhe misione diplomatike jashtë vendit, me argumentin se: “Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive”
Por në studion e “Top Talk”, Arben Malaj theksoi se ndryshimet në trupën diplomatike sea herë që ka rrotacione në drejtimin e Ministrisë së Jashtme, është një nga pikat më të dobta që Shqipëria ka.
“Është një nga pikat e dobëta që ne kemi. Rrotacionet politike, apo edhe ato brenda partive. Sepse edhe ministri i ri tenton që të bëjë ndryshime bazuar në preferenca, apo edhe në ndere personale”, tha Malaj.
I pyetur nëse po krijohet një stereotip i ri i Ministrit të Jashtëm me Gent Cakajn si ministër, Malaj u përgjigj: “Besoj se jo, dhe sikur të quhet model i ri do të jetë i gabuar”.
Top Channel