
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Fier
Policia njofton se “në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave). Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
Top Channel