Është miratuar medikamenti i parë kundër  depresionit postpartum, një çrregullim serioz që prek një në nëntë  femra pas lindjes. Format e tij janë të rënda dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të grave.

Autorizimi i përdorimit të ilaçit, i quajtur “Brexalonone”, (emri tregtar Zulresso), u bë nga  Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), agjencia e qeverisë amerikane që merret me rregullimin e barnave, ushqimeve dhe terapive eksperimentale.

Ilaçi është kaq i efektshëm në luftimin e çrregullimeve depresive, sapo po mendohet që të ketë një përdorim më të gjerë. Ekspertët thonë se ai mund t’iu rekomandohet pacientëve me çrregullime të mëdha depresive dhe çrregullimeve të tjera psikiatrike.

Revolucionar

Rëndësia e miratimit të “Brexanolone-s”, u nënvizua nga doktoresha Tiffany Farchione. Ajo tha se depresioni postpartum është një gjendje serioze dhe mund të jetë kërcënuese për jetën. Gratë mund të përjetojnë vetë lëndime ose të dëmtojnë fëmijën e tyre. Depresioni i paslindjes gjithashtu mund të ndërhyjë në lidhjen nënë-fëmijë. Ky  medikament ofron një mundësi të re të trajtimit të depresionit postpartium”

Por si funksionon “Brexanolone”?

Përbërësi aktiv, i cili prodhon efekte anxiolytic, anticonvulsant dhe sedative të ngjashme me ato të benzodiazepines, ka për qëllim të kundërveprojë kolapsin e hormoneve asteroide, siç është progesteroni dhe allopregnanoloni që ndodh menjëherë pas lindjes dhe që është i lidhur ngushtë me simptomat depresioni pas lindjes. Në dy studime të rëndësishme klinike, droga ka treguar efektivitetin e saj. Meqë ka një veprim të fortë qetësues dhe terapia intravenoze zgjat 60 orë, duhet të kryhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore. Në fakt, ekziston rreziku i pavetëdijshmërisë për shkak të qetësimit të tepërt dhe nivelet e oksigjenit në gjak monitorohen vazhdimisht. Efektet anësore të tjera përfshijnë skuqjen, gojën e thatë dhe përgjumjen. Detajet mbi miratimin e “Brexanolone”, u botuan në faqen e internetit të FDA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA