Një lloj bretkose në prag zhdukjeje ka ngjallur shpresa të reja, pasi kërkuesit bolivianë kanë organizuar një takim intim për mashkullin e fundit të species.
Romeo ishte bretku i vetëm sehuencas, që ishte në duart e studiuesve prej një dekade dhe kjo specie nuk jeton më gjatë se 15 vjet.
Popullata e bretkosave sehuenkas është thuajse zhdukur për shkak të një kombinimi faktorësh si ndryshimet klimaterike, humbja e habitatit, ndotja, sëmundjet etj., në Bolivi, Ekuador dhe Peru.
Në pamundësi për të gjetur fonde për një ekspeditë që do të kishte si qëllim t’i gjente Romeos një partnere, shkencëtarët kishin krijuar një profil për të në sajtin e takimeve Match.com.
Mekanizmi fond mbledhës funksionoi dhe 22230 euro u mblodhën, dhe falë tyre u gjet një partnere, ndërsa Romeo dhe Zhulieta patën edhe takimin e tyre të parë nën mbikëqyrjen e shkencëtarëve që shpresojnë se historia e tyre shumë shpejt do të japë fryte.
Fryte këto që do të bënin të mundur mbijetesën e species. Fansat e amfibëve të shndërruar tashmë në yje të vërteta, mund ta ndjekin romancën e tyre në transmetime live në Facebook, duke filluar që nga e mërkura.
Top Channel