Pothuajse 20 vite më parë, në vitin 1999, veprat e ekspozuara aktualisht në Galerinë Kombëtare të Arteve kanë udhëtuar drejt Tiranës nga Muzeu Stedelijk dhe nga studio e artistit Jan Dibbets, me shumë gjasë me kamionë ndihmash.
Ndërkohë që veprat po udhëtonin për në Tiranë, nga Kosova ishin nisur mbi gjysmë milionë refugjatë. Në atë kohë, për të mbledhur këto vepra të mbi 50 artistëve, Dibbets u kishte shkruar një letër miqve dhe kolegëve, ku u kërkonte atyre t’u dhuronin punë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Kuratorja Arnisa Zeqo thotë: “Është një moment i madh shprese. Është një moment i emigracionit nga Kosova në Tiranë. Lufta në Kosovë është moment i rëndësishëm. Mobiliteti i këtij koleksioni është me kamion ndihmash, mendohet”.
Pse Dibbets e solli në Tiranë këtë koleksion?
“Ai ishte në Tiranë. Ishte në Galeri. Pa koleksionin shumë të bukur të realizmit socialist në Galeri. Psh këtu janë vitet 70, sic është Gilbert dhe George, apo John Baldassari. Është në të njëjtën temporalitet si realizmi socialist”, deklaron Zeqo.
Kjo ekspozitë e koleksionit të Dibbets vjen e kuruar nga Arnisa Zeqo, puna e saj e parë kuratoriale në Shqipëri. Ajo ka dashur që kjo ekspozitë të gjëjë ritmin e saj nëpërmjet kohës.
Pse e keni quajtur “Urimet më të mira”?
“Urimet më të mira” është një stampë nga Robert Barry. Është pjesë e koleksionit dhe mendoj që në këtë titull është edhe mendimi konceptual që është jo vetëm koleksion, por edhe këto vite. Cfarë janë këto vite për Tiranën? Cfarë janë këto vite për artin kontemporan. Ka shumë ndryshime në art dhe në gjeopolitikën e Europës.
Top Channel