Top Channel, 700 mijë ndjekës në Youtube. Më të klikuarat, informacionet dhe programet e reja

02/04/2019 15:38

Top Channel, ekrani më i madh në Shqipëri edhe në Youtube! Me 700 mijë ndjekës, Top Channel Albania është kanali më i ndjekur në platformën digjitale, Youtube.

Një dritare e cila bashkon shqiptarët kudo që ndodhen, në kufijtë e largët të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Kanadasë e Australisë, deri në vendet fqinje, pa lënë jashtë ato europiane si Gjermania, Anglia Italia, Zvicra, Franca e Belgjika.

Informim, aktualitet, kulturë, politikë, shëndet, ekonomi, sport dhe argëtim në 24 orë të ditës, krahas zhvillimeve më të fundit në vend e botë.

Nga e hëna në të diel, maratona e të gjitha programeve televizive më të dashura për publikun e gjerë gjenden “online” në kohë reale, përmes kanalit të Top Channel Albania në Youtube, i cili tashmë gëzon 700.000 ndjekës besnik.

Top Channel, për vitin 2019 vjen edhe me 3 emisione të dedikuara vetëm për kanalin e saj në Youtube, siç janë: Diaspora, “Voila” dhe “Fshatrat e Shqipërisë”, e gjithashtu për të gjithë ju, lajmi i fundit vjen nga e hëna në të premte në “Lajme Web” në tri orare të dedikuara gjatë ditës.

Një gamë e larmishme emisionesh pritet të startojnë së shpejti në kanalin e të gjithë shqiptarëve në Youtube, Top Channel Albania. Dita në kanalin e Youtube të Top Channel nuk është 24 orë, por e pafundme.

Top Channel