Charles Leclerc ishte fituesi moral i Çmimit të Madh të Barheinit, pasi po dominonte dhe ishte ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësit, por një problem në motor bëri që ta mbyllë garën vetëm në vendin e tretë.

Megjithatë mediat italiane kanë zbuluar sot një detaj, me pilotin monegask që injoroi urdhrat nga qendra e koordinimit të skuadrës, kur ishte vetëm në xhirot e para të saj.

Kështu Leclerc u parakalua nga Vettel në start, por me kalimin e kohës e ndjeu se ishte më i shpejtë se gjermani dhe kërkoi lejen nga skuadra, për ta parakaluar atë.

“Jam shumë më i shpejtë”, tha francezi në lidhjen me radio me skuadrën Ferrari, por urdhri i tyre ishte i qartë: Qëndro mbrapa edhe për dy xhiro.

Kjo u pa si kohë e mjaftueshme prej tyre, për të kuptuar se cili nga dy pilotët ishte në ditën më të mirë dhe mund të fitonte garën, por Leclerc parakaloi Vettelin vetëm pak sekonda më vonë, duke injoruar urdhrin e skuadrës.

Më pas, kur kishin mbetur rreth 13 xhiro nga fundi i garës, francezi u përball me një problem në motor, që ia ngadalësoi ndjeshëm xhirot dhe kjo lejoi dy pilotët e Mercedes, Hamilton dhe Bottas, që ta parakalojnë.

Top Channel