“Lega Calcio” vendos: S’ka më Serie A për Krishtlindje

02/04/2019 12:16
Foto ilustruese

Eksperimenti “Boxing Day” në Serie A zgjati vetëm një sezon. Liga italiane e futbollit (Lega Calcio) vendosi të bëjë prapakthehu dhe të mos lejojë më zhvillimin e ndeshjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Serie A do të kthehet në formatin origjinal, me skuadrat që do të jenë me pushime gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Gjatë këtij sezoni, në kampionatin italian u zhvilluan ndeshje më 22, 26 dhe 29 dhjetor, më pas kampionati u ndërpre deri në datën 20 janar. Mësohet se, motivet e “Lega Calcio” për t’u kthyer në formatin e vjetër, më shumë sesa për rëndësinë e festave, kanë lidhje me aspektin ekonomik.

Ndeshjet e fundit para Krishtlindjes do të luhen më 22 dhjetor, e më pas skuadrat do të kthehen në fushën e lojës në ditët e para të janarit të vitit të ardhshëm.

Sa i përket kalendarit, sezoni 2019-2020 do të nisë më 24-25 gusht dhe do të mbyllet më 24 maj të 2020-s. Ndërprerjet e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë më 8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor dhe 29 mars; ndërkohë që janë parashikuar 3 javë të kampionatit në mesjavë, më 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA