Kjo e martë mund të konsiderohet ditë historike për “Maranello”-n, shtëpinë e skuderisë më të famshme italiane të automobilizmit, Ferrari, teksa atje është rikthyer një Schumacher!

Nuk bëhet fjalë për legjendën, 7 herë kampionin e botës në Formulën 1, Michael, por për trashëgimtarin e tij, Mick Schumacher, i cili ka bërë debutimin mbi një “kokëkuqe” në testet e Bahreinit.

Ashtu siç ishte programuar, debutimi i djalit të legjendës erdhi mbi një Ferrari Sf90, në ditën e parë të testimeve që pasojnë garën e Çmimit të Madh të Bahreinit.

Piloti gjerman është pjesë e Akademisë së pilotëve të Ferrarit (FDA), por aktualisht impenjohet në Formula 2 me ekipin “Prema”.

Gjatë testimeve dyditore, ai do të garojë si me Ferrarin, ashtu dhe me Alfa Romeo Racing, të mërkurën.

“Besojmë shumë në vlerat e Akademisë sonë, me një program formues të një niveli tejet të lartë për talentët e rinj. Zgjedhja për të promovuar Charles Leclerc këtë sezon e tregon më së miri këtë. Jemi shumë të kënaqur t’i ofrojmë Mick dhe Callum (një tjetër talent) një mundësi për të prekur nga shumë pranë Formulën 1”, tha Mattia Binotto, shefi i skuderisë së Ferrarit pak ditë më parë.

I lumtur për këtë aventurë, sigurisht edhe Mick Schumacher, i cili duket se do të vijojë tashmë nën gjurmët e të atit.

“Jam tejet i lumtur për këtë mundësi, dua ta falënderoj jashtë mase Ferrarin që mendon për mua. Mezi presi të shijoj këtë eksperiencë të pabesueshme për mua”, tha ai dy ditë më parë.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA