Trajneri i Juventus ka nisur të llogarisë numrin e futbollistëve të padisponueshëm në kampin e bardhezinjve, në një moment vendimtar ku diskutohet objektivi sezonal, Liga e Kampioneve. Alegri do të duhet të riformatojë skemat në turneun europian ndaj Ajaksit.
“Është e vështirë që Kristiano Ronaldo të luajë në Champions, por kemi ende besim se mund ta rikuperojmë, pasi ai po punon shumë për këtë. Do llogarisim edhe nëse mund të luajnë ndaj Cagliarit, Mandzukic e Dibala, pasi i pari ka temperaturë, ndërsa tjetri ka një problem muskulor në pulpë” tha trajneri i Juventus.
tekniku i Zonjës së Vjetër shtoi edhe përmirësimin e Dagllas Kostës si dhe rikuperimin e Khedirës që me të gjitha gjasat do të jetë kundër Milanit në “Allianz Stadium”.
Masimiliano Alegri konfirmoi si të sigurta mungesat e Perin dhe Spinazzola që kanë dëmtime në shpatull dhe në njërin gju, e nuk do të jenë në Serinë A kundër ekipit nga Sardenja.
Top Channel