13 misteret e pazgjidhura të botës së artit

02/04/2019 21:45

Gërvishtni sipërfaqen! Dhe do të shihni se bota e artit është e mbushur me mister, skandal dhe intrigë.

FOTO GALERI
1/13
A e pikturoi me të vërtetë Leonardo da Vinci, Salvator Mundi-n? Piktura Salvator Mundi, u shit në vitin 2017 për 450 milion dollarë, për shkak se ajo i atribuohet Leonardo da Vinçit. Por disa ekspertë të artit, përfshirë historianin e artit të Oksfordit, Matthew Landrus, besojnë se vetëm 20 përqind e pikturës u përfundua nga vetë Leonardo. Duke cituar detajet artistike dhe teknikat e pikturës të dukshme në furçë, Landrus dyshon se pjesa tjetër e pikturës është bërë nga asistenti i Leonardo, Bernardino Luini. Si për t'i shtuar benzinë zjarrit, mendohet se da Vinçi përfundoi vetëm 15 piktura gjatë jetës së tij.

Top Channel