I rritur me të rinjtë e skuadrës së Teutës, por tani kërkon të bëjë hapin e madh në karrierë. Talenti Ardit Boriçi ishte protagonist i një ndeshjeje të bukur në pallatin e sportit Villeurbane në qytetin e Lionit, aty ku mundi pa shumë vështirësi kundërshtarin e radhës që e pengonte drejt boksit profesionist.

Në praninë e dhjetëra spektatorëve në impiantin francez, boksieri i talentuar arriti të ngrejë lart flamurin kuqezi duke triumfuar në të gjitha aspektet ndaj kundërshtarit të tij, italianit Mario Merizi. Në kategorinë deri në 69 kilogramë, Ardit Boriçi arriti të dominonte në ndeshjen e pestë në tokën transalpine.

Tani talentit shqiptar i skuadrës së “Cross Counterboxing Gym” i hapet rruga për boksin profesionist, në të cilin do të kuotohet që nga muaji shtator dhe pretendentët për ta sfiduar në ring kanë nisur të dalin me radhë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel