Rrjetet sociale “shpërthejnë” ndaj këtyre dy atletëve “18-vjeçarë”

01/04/2019 17:07

Fundjavën e kaluar u zhvillua Botërori i Cross-it në Aarhus të Danimarkës.

Të shtunën e kishte radhën gara e grupmoshës nën 20 vjeç, ku ranë në sy dy atletë etiopianë: Dinkalem Ayele dhe Getnet Yetëale.

Afrikanët shkaktuan habi të madhe në rrjetet sociale pasi në foto ata nuk duken aspak që janë të datëlindjes 2000, ashtu siç janë regjistruar në Federatën Botërore të Atletikës.

Fizikisht ata duken se janë shumë më shumë se 18 vjeç dhe fansat e atletikës e kanë vënë në dukje këtë gjë me komentet e tyre të indinjuara.

Top Channel