Komisioni i Disiplinës e dënoi klubin e Tiranës me 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi, pas goditjes së arbitrit në ndeshjen e fundit ndaj Laçit.
Tirana luan në transfertë ndaj Flamurtarit këtë fundjavë, e cila është edhe java e fundit e fazës së tretë. Gjithashtu, edhe dy ndeshjet e para të fazës së katërt, klubi do i ka të parashikuara në transfertë, ndaj Kamzës(pushim), si dhe ndaj Teutës.
Kështu, mungesën e tifozëve Tirana do e ketë të sigurt në javën e 30-të me Kukësin, si dhe në javën e 32-të me Skënderbeun. Gjithsesi, nëse kalon në turin gjysmëfinal të Kupës, ata mund të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi, dhe ndaj Skënderbeut e në javën pasardhëse, mund të shlyejë dy ndeshje të mbetura e dënuar.
Ndërkohë, mungesë e madhe për formacionin e Ardian Memës, do të jetë Majkëll Ngo, që u dënua me 5 ndeshje pezullim. Kështu, ai nuk do të jetë i gatshëm që nesër ndaj Laçit në Kupë, ndaj Flamurtarit në transfertë, si dhe ndaj Kamzës, ndeshje e cila fitohet 0-3 në tavolinë. Më vonë, për takimet ndaj Teutës dhe Kukësit, për anglezin mund të konvertohet edhe gjysma e mbetur e dënimit në para.
Top Channel