Realizmi socialist shqiptar, një art figurativ realist i orientuar politikisht dhe ideologjikisht, mbetet një nga periudhat më shënjuese të artit shqiptar gjatë shekullit të 20-të.

Një prej dhjetëra të rinjve të talentuar, të ardhur nga shkollat akademike të vendeve ish–socialiste, ishte Ksenofon Dilo.

“Ksenofoni është një nga ato që qytetaria i spikat. Njeriu prej natyre është egoist, njeri punëtor. I jashtëzakonshëm dhe që ka një koncept. Me një koncept d.m.th., të kesh një kulturë të gjerë”, shprehet piktori Naxhi Bakalli.

“Mua ata të lidhjes nuk më pranonin, por Ksenofoni ishte një nga ata që më pranonte. Rrinim bashkë, kemi shkuar me Dhimitër Shuteriqin në Mirditë me makinë dhe diksutonim për Kadarenë”, tregon Maks Velo.

“…Të nesërmen erdhi Hysni Kapo, atë unë e kisha shoqëruar, në Pragë si përkthyes, … Fillove ti më tha mua…ato vërejtje që tha KM mbrëmë e prishin apo e ndreqin ekspozitën? E prishin, i thashë unë. KM nuk është piktor”, tregon Ksenofon Dilo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA