Skuadra e Delvinës do të ketë një mundësi më shumë për të mbështetur talente vendase në futboll, e për t’u ngjitur në Kategoritë Superiore, pas investimit më të ri për sportin në këtë qytet.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e Delvinës përuruan fushën e re me bar artificial, një infrastrukturë sportive e përmirësuar, krahasuar me fushën e pak kohëve më parë ku luante ndeshjet ekipi.

Kështu, Delvina siguron një fushë bashkëkohore, të rinovuar tërësisht, dhe një hapësirë të re të zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit.

Ky investim i rëndësishëm do të jetë në dispozicion të ekipit të Delvinës, si dhe ekipeve zinxhirë, një kontribut për të zhvilluar më tej kultivimin e pasionit për futbollin te brezat e rinj.

Top Channel