Premiera e filmit shqiptar “2 Gisht Mjaltë” është një nga arsyet kryesore që showmen-i Ermal Mamaqi do të jetë i pranishëm sot në studion e “E Diell”. Ai do të flasë për prapaskenat e filmit me Elvana Gjatën, paratë, suksesin dhe për martesën e tij me Amarda Toskën. A vazhdon ajo te jetë në fazën e mjaltit?

Çiljeta Xhilaga sot do të bëjë kamping dhe përgjatë qëndrimit të saj me Ermal Mamaqin, të dy së bashku, do të kujtojnë histori nga adoleshenca dhe koncertet e viteve 2000.

Çiljeta madje do të rrëfejë në rubrikën “Escape” edhe për eksperiencën e saj kur ka parë alienët në Fier para disa vitesh. Jeni kureshtarë të dini reagimin e saj?

Luli dhe Lali për Ermalin do të zgjerojnë imagjinatën se ç`ndodh me martesën e tij pas 6 viteve, ndërsa për Çiljetën do të tregojnë pengjet që kanë prej saj!
Për Ermal Mamaqin dhe Emiliano Lulen sot ka një sfidë nga rubrika “Provo me mua”. Kush do dalë fitimtar?

Preza do të jetë këtë herë destinacioni i “100 fshatrave”. Fshati i cili ndodhet disa km larg Tiranës e aty ku mund të gjesh të ndërthurur historinë, traditën dhe natyrën mbresëlënëse në këto ditë pranvere.

Numrat akrobatikë në ajër nga “Cirku Kombëtar”, një performancë speciale baleti dedikuar orës së tokës, një këngë për gjyshet e të gjithë shqiptarëve do t`i shtojnë koloritin spektaklit të sotëm.

Nuk do të mungojnë këshillat për kujdesin shëndetësor në lidhje me sëmundjen e arterieve karotide dhe rimodelimin e trupit me teknikat më moderne të ardhura në Shqipëri.

Kë do të bëjë të lumtur këtë të diel “Lotaria Kombëtare”? Mbani afër telefonin dhe prisni telefonatën tonë!

Disa prej pjesëtarëve të stafit të E Diell sot do të publikojnë dhe fotot me gjyshërit e tyre.

Shkolla profesionale “Sali Ceka” në Elbasan kanë realizuar në perfeksion bujtinën “Miqtë”. Sa kohë iu është dashur ta bëjnë atë?

Gabimet gramatikore që hasin fëmijët shqiptarë në tekstet shkollore, do të jetë problematika kryesore që do të trajtohet në rubrikën “Portalosfera”.

Maratona e sotme prej 3 orësh e “E Diell” në ekranin e Top Channel ju garanton nostalgji, muzikë e të qeshura!

Top Channel