Vrasja në Shkodër, Noka: Policia e Lleshit është kthyer në institut statistikash

30/03/2019 12:51

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook në lidhje me vrasjen e ndodhur në Shkodër. Sipas ish-ministrit të Brendshëm, më Edi Ramën në pushtët, forca e krimit është më e madhe se forca e ligjit.

Noka pretendon se në Shkodër sundon krimi për aq kohë sa sundon edhe Rilindja dhe se policia është kthyer në një institut statistikash që numëron të vrarët.

Postimi i plotë

Shkodra sot u zgjua nën pushtetin e krimit. Terrori dhe krimi në atë qytet sundon po aq kohë sa sundon dhe “Rilindja “. Policia e Lleshit është kthyer thjesht në institut statistikash, që vetëm numëron të vrarët. Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka kohë që po digjet, e Edi Rama nga Ertv-te e tij çdo ditë veç del e krihet. Shqiptaret si kurrë ndonjëherë te ngërthyer  nga pushteti i varfërisë , “Iluzionisti psikik”, në krye të pushtetit ju tregon se jetojnë në parajsën 3D, të projektuar në imagjinatën e psikikës së tij. Shqipëria  e ngërthyer nga kthetrat e krimit në çdo qytet ku vrasjet, vjedhjet, rrëmbimet e djegiet dhe terrori janë bërë  si ushqimi i përditshëm për qytetarët   ,”Iluzionisti  psikik” nga “Ertv “ e tij ju tregon në 3D se “policia e Lleshit është ajo që duam dhe është me e arrira në histori, pavarësisht se është e kriminalizuar deri ne palcë dhe ja ka dorëzuar pushtetin bandave .

“Iluzionisti psikik 3D” në Ertv -te e tij reklamon policinë e Lleshit si evropiane, pavarësisht se policia e Lleshit nuk ka busull orientimi ligjin por krimin e organizuar,  pavarësisht  se nga policia që luftonte drogën dhe trafikun e saj sot policia e Lleshit është kultivuesja, magazinuesja dhe trafikuesja e saj, pavarësisht se funksionon si çetat e banditëve  dikur që burgos, dhunon terrorizon dhe  plaçkit qytetarët, jo për të mbrojtur ligjin e shtetin por karriget e bandës së pushtetit.

‘Iluzionisti psikik 3D “duhet t’ju thotë shqiptareve sot se ku janë 4 klanet kriminale qq Ambasadori i SHBA citoi me zë dhe me figurë ?? Çfarë po behet me ata nga shteti i Lleshit e policia e Lleshit??

Ku janë 40 familjet kriminale që po Ambasadori i SHBA artikuloi se duhet te ishin objekt i punës se shtetit të Lleshit e  policisë  Leshit?? Pse “Iluzionisti psiqik 3D”  operacionin “Forca e Ligjit”e pushoi se funksionuari akoma pa nisur mire ??? Kush e detyroi ta ndaloje dhe pse nga Lushnja  deklaroi qe nuk goditet shtëpia jote me gurë !??? Me Edi Ramën, forca e krimit është më e madhe se forca e ligjit.  Shkarkime  apo qarkullime zyrtarësh a zyrtarucësh nuk i hedhin dot më hi syve  shqiptarëve .Koha është te shkarkohet e keqja e madhe e këtij  vendi..Rama ik…E keqja qe i rendon Shqipërisë ka një si ka një emër dhe quhet Edi Rama….Rama ik..Duhet larguar ‘me çdo kusht e me çdo çmim ai dhe sekti kriminal i Rilindjes që Shqipëria të mund të marrë frymë lirisht. Rama ik …

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA