Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit. Një sëmundje mjaft serioze e enëve të gjakut e cila çon në paralizë të njërit krah të gjymtyrëve. Ndërsa në rastet më të rrezikshme, pacienti humbë edhe jetën. 

Arteriet karotide janë enët e gjakut që bartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe në të gjithë trupin tonë. Pikërisht, bllokimi i plotë ose i pjesshëm i arterieve nga pllakat aterosklerotike shkakton sëmundjen mjaft të përhapur që sot njihet si ateroskleroza. Këto pllaka janë të përbëra nga pikla yndyre, kolesteroli, kalcium, si edhe nga qeliza apo substanca të tjera të gjakut.

Me kalimin e kohës, mbivendosja e këtyre pllakave në arterie, shkakton ngushtimin e tyre duke çuar kështu në kufizimin e fluksit të gjakut të oksigjenuar në organe, dhe në të gjithë trupin tonë. Ateroskleroza mund të prekë çdo arterie të trupit duke përfshirë arteriet në zemër, tru, krahët, këmbët, legenin, veshkat, etj.  Shkaku i saktë i saj është ende i panjohur. Megjithatë janë kryer studime të shumta për sa i përket faktorëve të riskut, të cilët rrisin shumë rrezikun për këtë sëmundje.

Ndër më madhorët renditen të jenë : “Niveli i lartë i kolesterolit në gjak, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit”. Një person që i ka të tre këto faktorë ka një risk tetë herë më të madh për të zhvilluar këtë sëmundje se sa një person tjetër. Faktorë të tjerë janë diabeti, obeziteti, mosha, historitë familjare me këtë sëmundje, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme. Sot theksohet me të madhe edhe si terapia kryesore për këtë sëmundje, ndryshimi i stilit të jetesës, të jetojmë dhe të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Por cilat janë metodat e trajtimit të aterosklerozës? Si ta parandalojmë atë? Sa të kujdesshëm duhet të jemi në mënyrën e stilit të jetesës. Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA