Pas paraqitjes zhgënjyese në Australi, Ferrari u ringjall në pistën e Bahreinit teksa dominoi dy sesionet e para të provave të lira të kësaj gare me të dy pilotët e tij, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc.

Piloti gjerman ishte ai që mori më të mirën në këto sesione provash teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 28 sekonda e 846 të mijtat duke ndjerë shumë pranë shokun e tij të skuadrës Leclerc me vetëm 35 të mijtat më shumë se Vettel

Me këtë paraqitje, Ferrari tregoi se i zgjidhi problemet e tij duke iu vënë në dispozicion Vettelit e Leclerc një makinë vërtet shumë të mirë që bëri paraqitja të shkëlqyer edhe për sa i përket ritmit në garë për të mbyllur dy sesione provash shumë bindëse, dicka që nuk shihej prej kohësh në Maranello

Vendi i tretë në këto prova të lira i takoi LeWis Hamilton me Mercedes me britanikun që shënoi një kohë 6 të dhjetat më të lartë se ajo e Vettel, duke lënë pas finlandezin Valtteri Bottas. Surpriza e ditës ishte Hulkenberg që me Renault e tij  shënoi kohën e pestë më të mirë duke lënë pas Verstappen me Red Bull. në vështirësi u shfaq Alfa Romeo Racing me Kimi Raikkonen që doli i 16, ndërkohë që Robert Kubica me Ëilliams u rendit i fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA