E mbani mend Pajon, i cili kërkonte të gjente një shoqe? Këtë herë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur një mik i tij, Xha Sulo që kërkonte një shoqe për të kaluar pjesën tjetër të jetës. Sulo kishte lindur në qytetin e Përmetit dhe fatkeqësisht jeta nuk i kishte shkuar siç ai kishte dëshiruar. Ai ishte martuar dy herë, ku njëra martesë kishte zgjatur 44-vjet, ndërsa ish-bashkëshortja e dytë kishte ndërruar jetë pas 10 vitesh martesë.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar që t’i gjente një shoqe por kësaj here jo të së njëjtës moshë, por “pak” më të re. Në studio ishin të ftuara Einxhel Shkira, Argjira Spanca dhe Xhensila Pere, të cilat kur panë për herë të parë Xha Sulon u habitën.
Xha Suloja kishte disa kërkesa dhe vajzat duhet të kalonin disa sfida për të provuar nëse ato janë “nikoqire” siç ai i kërkonte. Sfida e parë ishte hekurosja e rrobave, ku vajzat duhej t’i hekurosnin sa më mirë.. Juria për këto prova ishte vetë Sulo i cili pas çdo sfide vlerësonte vajzat duke i vendosur pikë.
Sfida e dytë ishte larja e rrobave ndërsa sfida e tretë kishte të bëntë me qëndisjen e emrit të Sulos në një shami. Sfida e katërt kishte të bënte me përgatitjen e kafes turke, ndërsa sfida e pestë kishte të bënte me qërimin e qepëve. Në sfidën e fundit vajzat duhej të hapnin petat e byrekut të cilën e kaluan me sukses. Pas mbledhjes së pikëve të dhëna nga Sulo fitimtare ishte Einxhëll Shkira.
Në fund moderatorja Arbana Osmani shpjegoi se e gjitha ishte një lojë në bashkëpunim me Xha Sulon dhe vajzat duke thënë se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje të moshuarve.
Top Channel