“Mbretëresha e Bukurisë”, premierë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës

30/03/2019 12:25

Komedia “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Marrëdhënia midis një nëne egoiste, e gatshme të bëjë gjithçka për mos të mbetur vetëm dhe një vajze, së cilës i duket se po i ikën jeta nga duart, ishte historia me nota të errëta dhe komike e autorit Martin McDonagh, sjellë nëpërmjet lojës fantastike të aktorëve Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga dhe Engjëll Hoxha, mbrëmjen e se premtes në teatrin “Migjeni”.

Aktorët, Genc Fuga e Laura Nezha thanë se publiku shkodran ishte tejet mikpritës. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” do të shfaqet për spektatorin shkodran edhe mbrëmjen e kësaj të shtune.

Top Channel