Me një fitore në 15 ndeshje zyrtare, presioni është shtuar dukshëm në postin që mban Alban Bushi në pankinën e kombëtares shqiptare të futbollit për moshat deri 21 vjeç.

Ish-sulmuesi i kuqezinjve doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar dy përballjet e fundit, humbje me Turqinë dhe barazim me një rival modest si Andorra.

“Nuk e ndjej fare presionin e shkarkimit, jam shumë i qetë. Kemi në fokus ndeshjen e qershorit me Turqinë”, tha Alban Bushi trajner i U-21.
Alban Bushi nuk e mendon kalimin në kombëtaren A, duke u fokusra vetëm te ekipi që drejton.

“Nuk e kam menduar kurrë, jam fokusuar te U21, që është privilegj për mua”, u përgjigj Alban Bushi trajner i U-21.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë do të jetë në 7 Qershor 2019 ndaj Turqisë në transfertë.

Top Channel