Edhe ish-deputeti i partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e drogës në vendin tonë.
Përmes një një postimi në facebook, Strazimiri, teksa citon pjesë të raportit, shkruan se “Krimi i organizuar ndërkombëtarë ka gjetur partnerin e duhur, atë që ka pushtet mjaftueshëm për të hapur rrugët e t’i garantojnë siguri”.
“Vend kryesor tranziti për drogat e forta”, do të thotë që KRIMI i ORGANIZUAR ndërkombëtar ka gjetur këtu partnerin e duhur, atë që ka PUSHTET mjaftueshëm për të hapur rrugët e t’i garantojë SIGURI! – “Vend kryesor në botë për pastrimin e parave”, do të thotë që KRIMI i ORGANIZUAR ka gjetur këtu partnerin e duhur që ka PUSHTET mjaftueshëm për t’i garantuar SIGURI edhe për paratë e trafiqeve… – “Në Shqipëri SUNDON trafiku i drogës dhe KRIMI i ORGANIZUAR”, do të thotë që PUSHTETIN e kanë bandat, jo POPULLI, jo LIGJI, jo INSTITUCIONET! Këto i thotë Departamenti i Shtetit në raport!
Në këto kushte, ku zhvillohet “dialogu demokratik” … këtë s’e thotë…?!?”, shkruan ai.
Top Channel