Pse po qan Beyonce?
29/03/2019 19:14
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce ka shpërthyer në lot gjatë eventit të “GLAAD Awards”.
Arsyeja ishte përmendja e xhaxhait të saj Jonny, i cili u nda nga jeta në fillimet e karrierës së saj si pasojë e HIV AIDS.
37-vjeçarja, e cila kishte dhe bashkëshortin në skenë për ta ngushëlluar tha se humbja e tij ishte një nga gjërat më të tmerrshme që i kishin ndodhur në jetë.
Ajo e përshkroi xhaxhain e saj si “gay-n më të mrekullueshëm ndonjëherë”.
Top Channel