“Për gratë e forta dhe të pavarura”/ Çfarë ka në mendje Rita?

29/03/2019 19:32

“Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, kjo është kauza që Rita Ora dhe marka gjermane e modës ”Escada” po përgatiten të bëjnë për të ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Rita së bashku me drejtorin e dizajnit global të “Escada”, Niall Sloan kanë krijuar një linjë të veçantë të çantave, dhe për çdo çantë të shitur do të dhurojnë 15 euro për shoqatën “Women for Women International”.

Ndërkohë Rita po promovon albumin e saj më të ri “Phoenix”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Së fundmi Ora ka deklaruar se do të rikthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA