Në diskutimin për “Lirinë e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë”, kryedemokrati Basha përballë gazetarëve e vlerësoi median jo të pavarur.

“I kanë kapur të 3 pushtetet, kanë kapur edhe pushtetin e katërt, që është media. Media e kapur është problemi, zgjidhja nuk është vetëm çlirimi i medias, por çlirimi i shoqërisë, çlirimi i demokracisë nga kjo kapje totale”, u shpreh ai.

Për Bashën media nuk pasqyron interesat e publikut, por ato vetjake. Sipas opozitës këto janë disa nga problemet kryesore me funksionimin e medias:

“Së pari siguria e gazetarëve. Së dyti problemi i vetëcensurës dhe autocensurës për shkak të trysnisë politike dhe varësisë direkte dhe indirekte për të ardhurat e shumë mediave nga pushteti. Së treti problemi i përdorimit të mediave për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për avancimin e interesit publik”, tha Basha.

Madje, Kreu i PD, pretendon se opozita po zëvendëson vetë median.

Gjatë diskutimit, Basha deklaroi se media nuk do të ketë asnjë kufizim në lidhje me ngjarjet politike në Partinë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA