I ngjan personazhit horror/ 7-vjeçarja me sindromën që prek 1 në 100 njerëz

29/03/2019 21:43

Një nënë thotë se flokët e vajzës së saj 7-vjeçare duket si ato të një kukulle plastike.

Shtatëvjeçarja Wynter Seymour, nga Northallerton, North Yorkshire, ka sindromë të pakrahasueshme të flokëve, e cila mendohet të prekë vetëm 100 njerëz në mbarë botën.

Nxënësja ka lindur me flokë të zinj të trashë, por papritmas filluan t’i zbardheshin, gjë që e bëri të duket “si një pulë”, sipas nënës së saj Charlotte Seymour, 33 vjeç.

Flokët e vajzës së vogël kanë fituar edhe pseudonimin ‘Chucky’ pasi nënës dhe babait të saj Michael Seymour, 35 vjeç, i kujton kukullën e pushtuar nga djalli, që njihet si tmerri i fëmijëve.

Charlotte dhe Michael madje e veshën Wynter-in si karakterin e filmit horror një Halloween, pasi ata thonë se ajo gjithashtu ka ‘temperamentin’ e kukullës.

Asnjëra prej vajzave të Charlotte dhe Michael, Savannah Seymour, 10 vjeç dhe Esme Seymour, nëntë vjeç, nuk e kanë këtë sindromë, e cila është shkaktuar nga një mutacion gjenetik.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA