Top Talk/ Dyrmishi: Rusinë e “josh” Shqipëria për shkak të NATO-s

28/03/2019 16:14

Sipas Arjan Dyrmishit, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe të pasurit influencë këtu, i intereson sepse në këtë mënyrë mund të ketë akses në të dhëna ose të ndikojë në vendimmarrjen.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Të pasurit influencë në Shqipëri i intereson Rusisë sepse në këtë mënyrë mund të ketë akses në të dhëna ose të ndikojë në vendimmarrje. Sepse NATO vendimmarrjen e ka në bazë të vendeve anëtare. Shqipëria është një vend heterogjen jashtë, që ka shqiptarë jashtë.

Shihet si një vend që mund të ndikojë për mirë ose keq në vendet e rajonit. Rusia po mundohet ta prishë këtë ekuilibër, duke qenë një faktor mbështetësi i politikës perëndimore. Shqipëria ka ndikuar në stabilitetin e Ballkanit dhe kjo nuk është në interesin rus. Në arsenalin e mjeteve të influencës Rusët janë elastik. Në vendet ku kanë bazë influence, siç është Serbia”, u përgjigj Dyrmishi.

Si e sheh qëndrimit e NATO-s përballë Shqipërisë

“NATO është shuma e vendeve që e përbëjnë atë dhe Shqipëri aka detyrime për këtë kontribuar dhe të ndjek politika që miratohen në NATO DHE JANË TË detyrueshme për tu zbatuar. Ka një vëmendje të shtuar, porsa i përket krijimi ttë një rezistence të madhe. Shqipëria nuk është në një situatë alarmante. NATO ka qenë e suksesshme porsa i përket zgjerimit të saj në Ballkan, përfshi Malin e Zi dhe Maqedoninë. NATO ka epërsi në këtë rajon”, tha Dyrmishi.

A mund të shkojë Shqipëria në destabilitet
“Kemi probleme me demokracinë politike, në mënyrën si qeveriset. Kemi çështje që kanë të bëjnë me ndikimin e administratës, financimet e parregullta, tregon se ka një porozitet të tile që mund të penetrohet. NATO nuk ka instrumente për të ndërhyrë. Ndërkombëtarët ndërhyjë në forma të tjera.
Duhet të kemi parasysh që NATO nuk ka instrumente për të ndaluar krizat politike”, u përgjigj Dyrmishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA