Për Golden State nuk ka më kohë që të bëjë dhurata në kampionatin e NBA.

Skuadrës kampione në fuqi i duhet të mbrojë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit kështu që asaj i duhen fitores si ajo ndaj Memphis me rezultatin 118-103. Grizzlies në 3 periodat e para të ndeshjes u duk se po bënte viktimë të saj edhe Golden State pas Houstonit, Portland, Utah dhe Oklahoma City, por kalifornianët nuk ishin shumë dakord me këtë situatë dhe e kthyen sfidën në favor të tyre. Kevin Durant shkëlqeu në këtë ndeshje me 28 pikë të shënuara, 7 nga të cilat i shënoi në rezultatin e pjesshëm 9-0 të periodës së fundit. 28 pikë shënoi edhe Stephen Curry që po vjen gjithnjë e më në formë për fazën e playoffit. Për Memphis nuk mjaftuan 22 pikët e Mike Conley që bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Grizzlies duke kaluar Marc Gasol, për të evituar këtë disfatë që është e pesta radhazi kundër Golden State.

Oklahoma i falet Paul George, Steven Adams dhe Russell Westbrook për të fituar ndaj indianës me rezultatin 107-99. të tre këta basketbollistë shënuan së bashku 73 pikë në një ndeshje ku Oklahomës në periodën e tretë iu desh të kryejë një përmbysje të madhe në rezultat duke regjistruar edhe nje rezultat të pjesshëm rekord 24-0 duke e cuar rezultatin nga 48-58 në 72-58. Me disavantazhin e 14 pikëve, Indiana u përpoq që të rikthehej në lojë dhe arriti ta reduktojë atë falë Sabonis, McDermott, Turner dhe Evans. në periodën e fundit filloi të shfaqej edhe Bogdanovic, por ishte shumë vonë pasi Oklahoma ia doli të të administrojë avantazhin e krijuar duke marrë këtë fitore që e ndihmon për klasifikimin dhe moralin.

Top Channel