Dukesha e Sussex i ka kërkuar Elton John që të mësojë fëmijën e saj në piano kur ai të jetë mjaftueshëm i rritur. Më përpara ylli i muzikës kishte luajtur në dasmën e Meghan Markle dhe Princi Harry, në maj të vitit të kaluar.

Një burim tha se çifti beson se ai do të jetë mësuesi i përsosur për fëmijën e tyre, i cili pritet të vijë në jetë në muajin prill. “Meghan dhe Harry janë fansa të Elton John dhe donin që ai të këndonte në dasmën e tyre”, tha burimi  për ‘The Sun’.

Elton John 72 vjeç ka qenë një mik i ngushtë me Princeshë Dianën dhe gjithashtu me Princin kanë bashkëpunuar për çështje bamirësi,e tek njerëzit e infektuar me HIV.

Top Channel