Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan. Këtu jetojnë 131 kombësi të huaja

26/03/2019 10:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar risitë e aplikacionit “Tirana Ime”, bëri të ditur edhe një të dhënë që ka të bëjë me numrin e shtetësive që jetojnë sot në Tiranë.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ai tha se sot në Tiranë jetojnë apo punojnë qytetarë nga 131 nacionalitete të ndryshme.

“Tirana është sot shtëpi e 131 nacionaliteteve dhe kombësive. Nuk ka sot në rajonin tonë qytet më kozmopolitan që të ketë kaq shumë nacionalitete. Fakti që njerëz nga mbi 130 kombësi e shohin Tiranën si një vend i mundësive më kujton atë shprehjen që ta duam dhe ne Tiranën apo Shqipërinë, sa e duan të huajt që vijnë dhe e shohin. Ndaj në momentin që ne lëmë pas cinizmin dhe e zëvendësojmë me inovacion si ky i sotmi të gjithë mund të kthehemi në dashnorë të Tiranës tonë”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA