“‘Spastrim’ në diplomaci”, Cakaj: Kush nuk punon, pushohet

26/03/2019 12:25

“Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive”

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pak muaj pasi ka marrë detyrën ka lancuar edhe një fushatë “spastrimi” në shërbimin tonë diplomatik.

Vendimin e tij, ai e bëri gjatë një dekalrate për mediat, një ditë pasi u shkarkua si Konsull Nderi i Shqipërisë, indiani Nitin Sandesara, i shumëkërkuar në vendin e tij për pastrimin e miliona dollarëve.

Teksa theksoi se ka vendosur që të shkëpusë marrëdhëniet me disa punonjës, ministri në detyrë shtoi se numri i të prekurve mund të shkojë deri në 20.

“Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20.axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin ën asnjë sektor. Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyrve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administraën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithë pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”, tha Cakaj.

Top Channel