Soreca: Të kapërcehen dallimet partiake dhe të dialogohet
26/03/2019 15:44
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, nëpërmjet një postimi në Twitter, tha se vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm por ka ende punë për të bërë deri në qershor.
“Ka bërë përparim të konsiderueshëm nga qershori i kaluar, por ka ende shumë punë deri në qershor. Tani është koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe për të dialoguar. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së”, tha ai.
Top Channel