Stadiumi “San Siro” duket se po shkon drejt zhdukjes!

Interi e Milani, në shumë pak kohë, ndoshta javën e ardhshme, do të prezantojnë në Bashkinë e Milanos planin për realizimin e një stadiumi, që do të jetë në pronësi të tyre dhe që sipas parashikimeve, pritet të hapë dyert e tij në harkun e 3-4 viteve, me shumë mundësi nga sezoni 2022-’23.

“Bashkë me Milanin po punojmë për këtë projekt”, tha administratori i deleguar i Interit, Alessandro Antonello.

“Stadiumi është një nga asetet thelbësore për rritjen e vet klubeve. Kemi ende punë për të bërë, por koha është maturuar. Së shpejti do t’i bëjmë të ditur bashkisë se cila do të jetë zgjedhja e këtyre klubeve. Kjo, sepse qyteti i Milanos ka nevojë për një stadium që të jetë në lartësinë e atyre të qyteteve kryesore europiane”, shtoi më tej ai.

Stadiumi i ri “San Siro” do të ndërtohet pranë impiantit të vjetër, në zonën që aktualisht është e zënë nga parkingu. Gjatë ndërtimit të stadiumit të ri, “San Siro” i vjetër do të jetë ekzistues, me Milanin e Interin që do të vazhdojnë të luajnë ndeshjet aty. Me përfundimin e punimeve, stadiumi aktual i Milanit dhe Interit do të shembet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA