Një detektiv holandez i veprave të artit, i mbiquajtur “Indiana Jones i botës së artit” ka goditur përsëri, këtë herë me bujë edhe më të madhe: Arthur Brand arriti të gjejë një pikturë të Pablo Picassos që vlen 25 milionë euro.

Kryevepra e famshme e vitit 1938 që mban titullin “Portreti i Dora Maar” ishte vjedhur nga jahti i një sheiku saudit në vitin 1999 në rivierën franceze. Zbulimi i pikturës së rrallë të Maar, një prej të dashurave më me influencë të Picassos, shënon pikën kulmorë të një hetimi 4-vjeçar.

Dy dekada pas grabitjes dhe pa asnjë gjurmë mbi vendodhjen e portretit, policia franceze u dorëzua dhe vepra që kishte qëndruar në muret e banesës së piktorit të madh deri në vdekjen e tij në vitin 1973, u zhduk përgjithmonë. Brand thotë se piktura kishte qarkulluar prej vitesh në botën holandeze të krimit, duke u përdorur deri edhe si garanci në marrëveshje droge apo armësh.

Detektivi e nisi kërkimin në vitin 2015, pasi dëgjoi se një “pikturë e Picassos, e vjedhur nga një anije po qarkullonte mes kriminelëve në Holandë”, edhe pse nuk e dinte saktësisht se për çfarë vepre bëhej fjalë. Ky ishte një tjetër sukses i madh për Brand, që vitin e kaluar mbushi titujt e gazetave për gjetjen e një mozaiku të vjedhur nga Qipro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA