Organizatat joqeveritare “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.
Këto organizata kërkojnë që shteti serb të zbulojë dhe të raportojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, e të ngrejë padi për krimet e kryera dhe fshehjen e tyre.
Aktivistët e shoqërisë civile shpalosën në kryeqytetin serb një pankartë me emrat e shqiptarëve të gjetur në Batajnicë.
Ndër kërkesat e tyre është edhe ndërtimi i monumenteve për këto viktima, si dhe ndërprerja e praktikës së kthimit të kriminelëve të luftës në institucionet e vendit.
Top Channel