Në Shtëpinë Tonë / Veshjet tradicionale në muzeun e Kavajës, të veçanta për nga mjeshtëria dhe finesa

25/03/2019 14:32

Muzetë e Shqipërisë viteve të fundit kanë filluar t’i japin më shumë rendësi promovimit të tyre për të tërhequr sa më shumë vizitor.

I tillë është dhe muzeu etnografik i Kavajës, i cili është shumë i bukur duke paraqitur etnografin e kësaj zone duke u pasuruar çdo vit me objekte të reja.

Ky muzeut është e përqendruar në tre aspekte, stili arkitekturor i ndërtesës dhe funksionet e ndarjeve që e përbëjnë atë, struktura sistematike e oxhakut, e dhomës së gjumit dhe e dhomës së miqve si dhe fondi i përgjithshëm etnografik.

Karakteristika kryesore e fondit të muzeut etnografik përcaktohet nga një varietet të objekteve të tij dhe të origjinave të ndryshme të tyre.

Veprat artizanale të kompozuara në qeramikë, bakër dhe tekstile nga artizanë vendas, që përfaqësojnë qytetin dhe rajonin, janë të pranishme për t’u parë.

Gjithashtu ka edhe një koleksion të gjerë punimesh nga rajonet e veriut, verilindjes dhe jugut të Shqipërisë. Elementet e veshjeve tradicionale nga këto rajone dallohen për nivelin e lartë të mjeshtërisë dhe finesës, për pasurinë e zbukurimeve dhe simboleve të shkrira në forma gjeometrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA