Tragjike në Lindjen e Mesme/ Masakër gjatë një ceremonie mortore, 10 persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në një kishë në Jordani Quhet Olghe Balliu, është 13 vjeç me origjinë shqiptare dhe ka bërë për vete një klub legjendar si Reali i Madridit. Orët e fundit në internet ka filluar të qarkullojë e të bëjë xhiron e botës një video e vogëlushit shqiptar teksa bën 198 xhonglime me një top tenisi madje kanë filluar ta quajnë Lionel Messi i ri.
‘Messi kishte bërë 180 xhonglime”,tregon babai i vogëlushit Lulzim Balliu që filmoi arritjen e të birit që aktualisht është te Cittadella. Tashmë mbi të i ka hedhur sytë pikërisht Reali i madridit që po e vëzhgon me vëmendje atë duke ditur se nuk mund ta marrë në radhët e tij përpara moshës 16 vjeçare të futbollistit.
Olghe 1.45 m i gjatë, u përzgjodh nga Reali i Madridit për ta pasur në akademinë e tij, gjatë zhvillimit të një turneu në Itali. ‘Olghe e ka trashëguar pasionin për futbollin nga bashkëshorti im-tregon për Ansën, nëna e 13 vjçarit, Mimoza Balliu-që i vogël ishte me topin në këmbë dhe kur ishte 5 vjec bëri 100 xhonglime. Idhulli i tij është Messi, ka të njëjtin fizik e sheh veten te ai. Cristiano Ronaldo është shumë ndryshe edhe pse Olghe është tifoz i Juventusit.
Për sa i përket provës me Realin e Madridit, Mimoza tregohet e kujdesshme teksa deklaron se ka shumë entuziazëm por shton se duhet parë nëse ka të ardhme apo jo.
Top Channel