Cristiano Ronaldo është dëmtuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes Portugali-Serbi, duke shkaktuar ankth te të gjithë tifozët e Juventusit.

Sulmuesi u shtri në tokë në minutën e 27 pas një dëmtimi muskular në këmbën e djathtë, pas një sprinti të fuqishëm. Në minutën e 30 ai u zëvendësua, duke lënë fushën e lojës.

Pas këtij dëmtimi, vihet në dyshim të madh pjesëmarrja e CR7 në ndeshjen çerekfinale të Champions League, që Juventusi do ta luajë ndaj Ajax.

Top Channel