Pas zjarrit te vila e ish-diktatorit, Berisha nuk shkon në seancë, mesazhe Ramës poshtë zyrës së tij: Vendi po hyn në fazë kritike
Një raport ka zbuluar se proshuta dhe produkte të tjera që vijnë nga mishi i përpunuara janë kancerogjene. Kjo për shkak të përmbajtjes së nitriteve, të cilat janë njëkohësisht një konservues i fuqishëm i proshutës dhe vrasin bakteret botulinore, të cilat mund të shkaktojnë helmimin e ushqimit.
Megjithatë, hulumtimi për Shoqatën e përpunuesve të mishit britanik nga konsulenca shkencore Campden ka zbuluar se nitratet nuk e sulmojnë këtë bakter. Disa marka prodhojnë proshutë dhe salsiçe, duke përdorur proceset tradicionale pa kimikate.
Por ka të dhëna që kompanitë e tjera të ushqimit përdorin nitrite, sepse ato ruajnë ngjyrën e trëndafiltë të mishit, që konsiderohet më tërheqës për blerësit. Baronesha Walmsley, nënkryetare e grupit parlamentar tha:- ‘Kjo dëshmi ngre pyetje serioze për arsyen pse nitratet janë shtuar në proshutën tonë’.
Top Channel