I kënaqur përgjysmë Bernard Challandes pas barazimit që Kosova e tij regjistroi në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Trajneri zviceran Bernard Challandes në prononcimin e tij theksoi se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë loja i pëlqeu më shumë skuadrës.

“Mendoj se kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, një të parë jo aq pozitive. Ekipi nuk ishte nervoz, por dëshironte të fitonte. U munduam, por nuk ishte e lehtë përballë një ekipi që është mbrojtur shumë mirë. Në fund gjëja më e rëndësishme në futboll është efikasiteti”, tha Challandes për Supersport Kosova.

“Nuk kemi qenë në kualitetin më të mirë sot. Jam i kënaqur me skuadrën, por jo me rezultatin. Nuk ka qenë në problem agresiviteti, por kualiteti, në pjesën e parë nuk ishte një pjesë e parë e mirë për nga kualiteti, patëm raste mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen, por kjo nuk ndodhi. Në pjesë të parë nuk kam qenë i kënaqur me skuadrën, e kemi komplikuar shumë, e kemi mbajtur topin shumë dhe ua kam thënë lojtarëve, në pjesën e dytë u përmirësuam”, tha trajneri zviceran, i cili po arrin rezultate madhëshore me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA