Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e të premtes, ka hapur pista të shumta hetimi në lidhje me vrasjen e avokatiti të njohur, 50-vjeçarit Ravik Gurra.

I njohur për mbrojtjen e kriminelëve në disa nga çështjet më të bujshme në Shqipëri, Ravik Gurra u ekzekutuar me dy plumba pas koke, me një pistoletë me silenciator, rreth orës 19, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Autorët janë larguar më pas me një mjet, i cili vetëm pak minuta më pas u gjet i djegur në fshatin Karakullak. Policia konfirmon se mjeti është i autorëve të krimit, ndërsa rezulton i vjedhur.

Ravik Gurra u bë i njohur për mbrojtjen e çështjeve të bujshme si avokat i Shullazit dhe i familjes Çapja në Elbasan. Pista kryesore e policisë është pikërisht vrasja për shkak të detyrës.

Edhe pse nuk konfirmohet që avokati ka patur kërcënime të mëparshme, fakt është që prej shumë vitesh familja e tij jeton në Angli. Hetimet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, i ka marrë në dorë Prokuroria për Krimet e Rënda.

Mësohet se avokati ka qenë i shoqëruar në lokal nga dy persona të tjerë, të cilët po merren në pyetje, edhe pse duket i vështirë identifikimi i autorit, për shkak se ka qenë i maskuar.

Po ashtu dhjetëra persona të tjerë janë shoqëruar, ndërsa janë marrë në shqyrtim edhe kamerat e sigurisë së bizneseve rrotull.

Avokatët e Elbasanit dhe jo vetëm, kanë deklaruar bojkotimin e seancave gjyqësore për 3 ditë, në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA