Në karrierën tonë gjithmonë luajmë role të ndryshme dhe disa prej nesh marrin edhe rolet prestigjioze, si shefa apo drejtuesit e grupeve të punës më pak ose shumë punonjës.
Por, jo për të gjithë është e thjeshtë dhe e natyrshme të kenë vartës për të menaxhuar dhe udhëzuar në punën e tyre.
Bazuar në Shenjën tonë të Zodiakut, Horoskopi na tregon se çfarë lloj “bosi” mund të jemi, cilat janë pikat e forta dhe dobësitë tona.
Le të na ndriçojnë yjet në udhëtimin tonë profesional!
Ujori - Në qoftë se do të kishte qenë me ty, nuk do të kishte "bosa", nuk do të kishte "udhëheqës" dhe asnjë menaxher nuk do të ekzistonte. Sigurisht që ju nuk pranoni të merrni urdhra nga askush dhe kjo mund të jetë e dobishme për të shmangur që dikush t’ju jap urdhra. Ju qëndroni në të njëjtin nivel me vartësit tuaj dhe kujdeseni për mendimet dhe idetë e tyre. Shumë herë, është gjithashtu e rahatshme për ju që të jeni në gjendje t'i delegoni dikujt disa aktivitete të mërzitshme ose për të cilat nuk keni kohë të mjaftueshme. Dikush edhe mund të mos ju respektojë.
Top Channel